image Donald Trump thotë se koronavirusi do të harrohet shpejt dhe se ekonomia do të shpërthejë

Botë

Botë/ Donald Trump thotë se koronavirusi do të harrohet shpejt dhe se ekonomia do të shpërthejë

news image

Presidenti amerikan Donald Trump tha se pandemia globale e koronavirusit “duhej të harrohej shpejt” kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hapet “sa më shpejt aq më mirë” në një varg postimesh të stuhishme në Twitter duke sulmuar Partinë Demokratike dhe mediat mainstream.

“Sapo ta hapim vendin tonë të madh, e këtë do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur, horrorin e këtij Armiku të Padukshëm, përveç ata që fatkeqësisht kanë humbur anëtarët e familjes, do të harrohet shpejt,” shkroi presidenti më herët.

“Ekonomia jonë do të shpërthejë, ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër”

Komentet e tij erdhën pasi në ShBA u raportuan gati 400 mijë raste të konfirmuarish si të prekur me koronavirus, shkruan Independent.

ShBA-ja megjithëse numrin më të madh të të prekurve bindshëm në mbarë botën, ka në fakt më pak të vdekur deri tash se sa Spanja dhe Italia./ Gazeta Sinjali/