Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pret që presidenti aktual, republikani Donald Trump të urdhërojë tërheqjen e mëtejshme të trupave nga Afganistani dhe Iraku, thonë zyrtarë të mbrojtjes, transmeton Gazeta Sinjali.
Trupat në Afganistan do të reduktohen nga 4,500-5,000 në 2 mijë e 500 në mes të janarit, ndërsa në Irak nga tre mijë në 2 mijë e 500, sipas BBC.
Më herët, Trump kishte deklaruar se ai dëshiron që “të gjithë” trupat të kthehen në shtëpi deri në prag të Krishtlindjeve.
Tërheqja e trupave duhet të përfundojë më 15 janar, raportoi Wall Street Journal, vetëm disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden.
Trumpi po ashtu ka bërë thirrje disa herë që trupat ushtarakë të SHBA-së të kthehen në shtëpi dhe ka kritikuar ata për intervenime të kushtueshme dhe jo efektive. /Gazeta Sinjali/