Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, raporton Fox News, transmeton Gazeta Sinjali.
Nominimi është konfirmuar nga Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit norvegjez i cili theksoi se përpjekjet e Trumpit për të shuar konfliktet në botë e bëjnë atë adekuat për këtë çmim.
“Për meritat e tij, mendoj se ai ka bërë më shumë duke u munduar të krijojë paqe mes shteteve sesa çdo person tjetër i nominuar për çmimin Nobel për Paqe”, ka thënë Tybring-Gjedde.
Në letrën dërguar Komisionit për çmimin Nobel, Tybring-Gjedde, ka shkruar se administrata e Trumpit ka luajtur rol kyç në stabilizimin e raporteve mes Izraelit dhe EBA-së.
“Siç edhe është pritur, vendet e tjera të Lindjes së Mesme do të ndjekin hapat e EBA-së, kjo marrëveshje do të mund të ndryshonte lojën që do ta kthente Lindjen e Mesme në një rajon të bashkëpunimit dhe prosperitetit”, thuhet në letër. /Gazeta Sinjali/