Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump beson se ai është ndoshta qenia njerëzore më e ndershme që është krijuar ndonjëherë në Tokë.
Të shtunën, më 9 prill, në një tubim të mbajtur në Selma, Karolina e Veriut, 75-vjeçari foli për hetimet e shumta që po kryhen në lidhje jo vetëm me çështjet e tij tatimore, por edhe me rolin e tij në trazirat e ndodhura në Kapitol në fillim të vitit të kaluar.
“Unë mendoj se jam qenia njerëzore më e ndershme, ndoshta, që Zoti ka krijuar ndonjëherë”- tha Trump.
Një gjykatës federal tha që Trumpi u përpoq të pengonte në mënyrë të paligjshme Kongresin më 6 janar 2021, në përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020-tës.
Pretendimet e Trumpit për pasurinë e tij u cilësuan si ‘mashtruese’, pasi ai u akuzua për shkelje të ligjit federal dhe një prokuror tha se ai mendon se Trump është fajtor për shkelje të shumta dhe vepra penale.