Presidenti i Amerikës, Donald Trump iu bashkua rrjetit social Triller, rivalit të TikTok-ut.
Në vetëm dy ditë, Donald Trump ka marrë 11 mijë ndjekës.
TikTok u dëbua nga India dy muaj më parë, kurse Presidenti Trump dëshiron të bëjë të njëjtën gjë, e madje ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke vënë në shënjestër edhe aplikacionin tjetër WeChat.
Aktualisht Trump ka publikuar katër video në Triller ku njëra prej tyre ka marrë mbi 6 milionë shikime. /Gazeta Sinjali/