image Donald Trump e padit për shpifje "CNN"

Botë

Botë/ Donald Trump e padit për shpifje “CNN”

news image

Ekipi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka paditur për shpifje rrjetin amerikan “CNN”.

Padia është ngritur gjatë ditës së sotme për shkak të një vështrimi të botuar në këtë rrjet, në të cilin shkruante se fushata për rizgjedhje e presidentit amerikan e ka lënë të hapur mundësinë e kërkimit të ndihmës së Rusisë në zgjedhjet e 2020-tës.

Brenda dhjetë ditësh kjo është padia e tretë për shpifje ndaj medieve si “New York Times” dhe “Washington Post”. Paditë fokusohen tek opinionet e publikuara përgjatë vitit 2019, të cilat sipas fushatës, aludonin në lidhje të dyshimta me Rusinë.

Teksa përfaqësuesit e CNN-së nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për këtë padi./Gazeta Sinjali/