Me rritjen e të infektuarve nga koronavirusi presidenti amerikan Donald Trump ka bërë dhe testin e dytë për koronavirus.
Ai ka rezultuar përsëri negativ, siç raportuan mediat amerikane. Në fakt Trump iu nënshtrua testit për koronavirus më shumë se 2 javë më parë pasi kishte pasur një takim në Florida me homologun brazilian Bolsonaro.
Kreu i shtetit të Brazilit pas takimit në Florida së bashku me këshilltarin e tij rezultuan pozitivë dhe prandaj edhe Donald Trump kreu testin.
Nuk janë të paktë numri i zyrtarëve kongresmenë dhe senatorë që janë prekur nga COVID-19 në SHBA. /Gazeta Sinjali/