Reperi, Xhonatan Isufi i njohur me nofkën “Don Xhoni” është takuar për herë të parë me të dashurën e tij ruse, modelen, Ariana Lirey.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga dyshja në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”.
Modelja para disa muajve kishte bërë tatuazh portretin e reperit nga Drenica, e që ky i fundit u bë mjaft i njohur edhe në shtetin e Rusisë.
Dyshja janë takuar në Dubai, teksa modelja ka konfirmuar lidhjen duke shkruar: “Faleminderit që u bëre dashuria ime. Te dua”.
Ndërkaq, në profilin e tij në Instagram reperi ka hedhur një foto me simbolet e flamurit të Kosovës, Shqipërisë dhe Rusisë, duke e përcjellur me mbishkrimin “Krejt çka mundeni me thënë është ‘Respekt'”.