image Don Xhon paralajmëron projektin e ri “Deri Kur”

Bota e Yjeve

Don Xhon paralajmëron projektin e ri “Deri Kur”

news image

“Deri kur”, do të jetë titulli i këngës nga Xhonatan Isufi, i njohur si “Don Xhon”, shkruan Gazeta Sinjali.

Rep-artisti i cili u bë i njohur në kohën e karantinës, si duket nuk di të ndalet me projekte muzikore.

Ai së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re, ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai shihet në studio duke interpretuar pak nga kënga “Deri Kur”, të cilën sigurisht se do të na sjellë me video-klip.

Datën se kur do të lansohet kënga më e re e Don Xhon, nuk e ka bërë ende të ditur reperi.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Don Xhon ishte “Unë foli i fundit”, i cili u publikua 4 javë më parë dhe numëron 5 milionë klikime. Gazeta Sinjali/