Vezët dhe domatet përbëjnë një ushqim të pasur me proteina dhe të përshtatshëm për mëngjes.
Kjo recetë përgatitet për 15 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona. Kjo recetë përgatitet për 15 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona.
Përbërësit:
2 lugë vaj avokadoje, 6 kokrra vezë (të rrahura), 4 domate (të pjekura, të ndara në feta) dhe 2 qepë e njomë (të prera imët).
Përgatitja:
Nxehni 1 lugë gjelle vaj avokadoje në një tigan në temperaturë mbi mesataren. Gatuani dhe trazoni vezët në vaj të nxehtë derisa të skuqen për rreth 1 minutë. I vendosni vezët në një pjatë.
Hedhim 1 lugë gjelle vaj avokadoje në tigan, e gatuani dhe e përzieni me domate derisa shumica e lëngut të avullojë, për rreth 2 minuta.
Vezët i hedhni sërish në tigan dhe i shtojmë qepët e gjelbra. I gatuani derisa vezët të jenë bërë plotësisht, për rreth 30 sekonda më shumë.