image Doli me armë zjarri e me thikë në Pejë, përfundon në prangat e policisë

Sinjalizime

Doli me armë zjarri e me thikë në Pejë, përfundon në prangat e policisë

news image

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Reagim të Shpejtë, ka ndaluar një person gjatë patrullimit rutinor në Pejë, te i cili mësohet se është gjetur një armë zjarri e kalibrit 7.65 mm e mbushur dhe një thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari me iniciale A.XH., është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”.

Këto burime i kanë thënë gazetës se i dyshuari ndodhet në ndalim policor, ndërkaq, armët e gjetura i janë konfiskuar./Gazeta Sinjali/