Qeveria amerikane beson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është i gatshëm t’u shërbejë interesave ruse, sipas zbulimeve të reja nga dokumentet e klasifikuara të zbuluara në internet.
Të dhënat tregojnë se Uashingtoni po monitoron nga afër Antonio Guterres. Disa dokumente përshkruajnë komunikimet private që përfshijnë Guterres dhe zëvëndëses së saj Amina Mohamed.
Ky është zbulimi më i fundit pas daljes së dokumenteve top-sekret, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se do t’i shkojnë deri në fund. Në dokumente përfshihen vëzhgimet që Guterres ka bërë për luftën në Ukrainë si dhe për një sërë liderësh afrikane.
Diku flitet për dokumente të fokusuara mbi marrëveshjen e grurit në Detin e zi, të arritur me ndërmjetësimin e vetë OKB dhe Turqisë korrikun e shkuar, mes frikës për një krizë ushqimore globale.
Në raportet konfidenciale, thuhet se Guterres ishte shumë i butë, aq sa ishte i gatshëm të arrinte marrëveshjen që do të mbronte interesat e Rusisë.