image Dokument se 26-vjeçari që vdiq dje te konviktet kishte probleme shëndetësore

Kosovë

Dokument se 26-vjeçari që vdiq dje te konviktet kishte probleme shëndetësore

news image

Agon Musliu nga fshati Livoq i Gjilanit, i cili para dy ditësh u kthye nga Gjermania në Kosovë, ndërsa dje ra nga kati i pestë i konvikteve, figuron në listën zyrtare me probleme shëndetësore dhe posedonte vërtetim.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani, i cili ishte karantinuar në Qendrën e Studentëve.

Ministri Vitia deklaroi se do të kërkojnë detaje të hollësishme rreth ardhjes së 26-vejcarit nga Gjermania dhe vendosjes së tij në karantinë.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se ata që deklarojnë që kanë sëmundje, ekzaminohen nga ekipet dhe lirohen, ndërsa për qytetarin që vdiq dje, ai tha se nuk ka pasur asnjë dokument që dëshmon se vuan nga ndonjë sëmundje.

Më poshtë është edhe dokumenti që Agon Musliu kishte probleme shëndetësore./ Gazeta Sinjali/