image Dokument/ Ky është vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Sociale

Dokument/ Ky është vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

news image

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë ka publikuar vendimin për shtrenjtimin energjisë elektrike, i cili është marrë ditë më parë.

Në arsyetimin e vendimit, ZRrE ka bërë të ditur se ka vendosur të aprovojë këtë strukturë tarifore, pasi vlerëson se ajo reflekton drejt kostot e shërbimit sipas kategorive të konsumatorëve dhe nxit kursimin e energjisë-elektrike.

“Sipas të dhënave të shitjeve të energjisë elektrike, mbulimi i kostove pas subvencionit do të nënkuptonte aplikim të tarifave si në vijim: a) Rritje prej 0% të komponentëve të energjisë elektrike të tarifave të konsumatorëve jo-familjarë; b) Rritje prej 0% të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët familJarë për nivelin e konsumit deri në 800 kWh për periudhë mujore të faturimit; dhe c) Aplikim të tarifës prej 0.1252 €/kWh për energjinë elektrike të konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.059 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët për konsumin mbi 800 kWh për periudhë mujore të faturimit”, thuhet në vendimin e ZRRE-së.

Organi që rregullon aktivitetet në sektorin e energjisë në Kosovë thotë se tashmë ka trajtuar të gjitha komentet e palëve të interesit pas publikimit të raportit konsultativ ku ishte propozuar shtrenjtimi i energjisë elektrike për ata që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj. Për ndryshimin e pragut të shtrenjtimit të rrymës nga deri në 600 kWh në deri në 800 kWh, ZRRE-ja nuk ka arsyetim në vendim.

“Ndërsa si propozim fillestar ZRRE ka propozuar rivendosjen e strukturës tarifore me bllok-tarifë progresive për të reflektuar më saktë ndryshimin në mes të kostos së energjisë së kapaciteteve vendore dhe kostos së energjisë së importuar. Madhësia e bllokut ishte propozuar të jetë 600 kVVh, e përllogaritur si raporti në mes të energjisë së prodhuar nga kapacitetet vendore (Korporatës Energjetike të Kosovës) dhe numrit të konsumatorëve të furnizuesit të shërbimit universal. Çmimi i energjisë për bllokun e parë të konsumit (nën 600 kwh) do të reflektonte koston mesatare të ofrimit të kësaj energjie nga kapacitetet vendore ndërsa çmimi mbi bllok (mbi 600 kWh) do të reflektonte më saktësisht faktin që kjo energji duhet të importohet prandajdhe tarifa e këtij blloku do të reflektonte çmimet e importit”, thuhet në vendimin ku ZRRE-ja e arsyeton sërish propozimin e parë të saj për shtrenjtimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.

ZRRE tregon se tarifat e reja të rrymës do të jenë në fuqi nga 9 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023, ndërsa përmendet edhe skenari i shtrenjtimit të rrymës pa subvencionimin nga Qeveria. Në këtë rast, sipas ZRRE-së, çmimi i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj do të rritej për 21%.

“Në skenarin e pa-subvencionuar, sipas rekomandimit flllestar të ZRRE-së dhe rritjen e bllokut në 800 kWh në muaj, mbulimi i kësaj kostoje do të kërkonte: 1) Rritje prej 21% të komponentëve të energjisë të tarifave të konsumatorëve jo-familjar (biznesork); 2) Rritje prej 21% të tarifave të energjisë së konsumatorëve familjar për nivelin e konsumit deri në 800 kWh; dhe 3) Aplikim të tarifës prej 0.21 E/kwh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e utët për konsumin mbi 800 kWh në muaj (për perludhë mujore të faturimit). ZRRE ka theksuar se kjo ndryshon nga propozimi fillestar i ZRRE-së sipas të cillt, nëse blloku vendoset në 600 kWh, rritja për konsumatorët jo-familjarë dhe konsumatorët famlljar deri në 600 kWh ishte vlerësuar të jetë 9%”, thuhet në vendim.

Sipas ZRRE-së, 70 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë konsumin e 800 kilovatëve për orë të konsumit të energjisë elektrike.

Të pakënaqurit me këtë vendim mund ta apelojnë atë brenda 30 ditësh.

/GazetaSinjali/