image Dogjën me benzinë një shtëpi në Obiliq, paraburgosen katër persona

Kosovë

Drejtësi/ Dogjën me benzinë një shtëpi në Obiliq, paraburgosen katër persona

news image

Janë paraburgosur katër persona, E.P., G.P., A.P., R.S. për shkak se kanë degur shtëpinë e D.S në fshatin Janinovod të Obiliqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

“Ekziston dyshimi se me datë 29.03.2020, rreth orës 21:45, në fshatin Janinovod të Obiliqit, katër të pandehurit kishin shkaktuar rrezik të madh për njerëz dhe pasurinë, në atë mënyrë që fillimisht i kishin mbushur tri shishe të birrës me benzinë, e pastaj të njëjtat i kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit D.S, i cili kishte qenë në shtëpi dhe pasi që kishte dëgjuar zhurmë kishte vërejtur se shtëpinë kishte filluar ta kaplojë zjarri, me ç ‘rast e kishte lokalizuar menjëherë, me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./GazetaSinjali/