image Aksion i Doganës në barnatore, sekuestrohen barna të kontrabanduara

Siguri

Aksion i Doganës në barnatore, sekuestrohen barna të kontrabanduara

news image

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë njoftuar se kanë organizuar kontrolla në nëntë Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria.

Lokacionet e barnatoreve ishin në: Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera.

No photo description available.

Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Kosovës, te gjashtë subjekte është hasur në 1000 artikuj produkte farmaceutikë/barna të kontrabanduara.

Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

/GazetaSinjali/