Njësitet e Doganës së Kosovës kanë njoftuar se kanë organizuar kontrolla në nëntë Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria.
Lokacionet e barnatoreve ishin në: Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera.
Siç bëjnë të ditur nga Dogana e Kosovës, te gjashtë subjekte është hasur në 1000 artikuj produkte farmaceutikë/barna të kontrabanduara.
Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.