image Dogana sekuestron afro 2 mijë mallra të falsifikuara të markave të njohura

Siguri

Dogana sekuestron afro 2 mijë mallra të falsifikuara të markave të njohura

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mallra të falsifikuara të markave të njohura.

Sipas Doganës, sasia e mallrave të asgjësuara është rreth 2 mijë copë.

“Nën mbikëqyrje doganore dhe nën përgjegjësin e bartësit të së drejtës janë asgjësuar mallrat ‘tekstil dhe atlete’ të markave të njohura: Zara, Adidas, Nike, Hugo Boss, Lacoste, Chanel, Puma, Prada, Gucci, Gant, Polo Ralph Lauren dhe Tommy Hilfiger, mallra këto të konfirmuara nga bartësi i së drejtës se janë të falsifikuara. Sasia e mallrave të asgjësuar është 1,970 copë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/