image Dogana parandalon kontrabandimin e pajisjeve mjekësore në Han të Elezit

Siguri

Dogana parandalon kontrabandimin e pajisjeve mjekësore në Han të Elezit

news image

Njësiti i Doganës së Kosovës konfiskoi disa pajisje mjekësore, të cilat një shtetas i huaj tentoi t’i kontrabandojë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Han të Elezit, raporton Gazeta Sinjali.

Dogana njoftoi se këto pajisje u gjetën në një veturë, e cila u kontrollua nga oficerët doganorë sot.

Malli i ndaluar është si vijon:

• Endo Grasper – GRASPER

• Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce

• SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5

• SERACONTROL REF 501 5ml – 5

• SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3

• Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX

• PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ – 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil)

• Regular Platform Implant (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant).

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar, si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse. Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e doganës./Gazeta Sinjali/