image Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 30 iPhoneve

Siguri

Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 30 iPhoneve

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 33 telefonave, të cilët u tentuan të futen në Kosovë, nëpërmjet aeroportit.

Siç bën të ditur Dogana e Kosovës, malli është sekuestruar dhe lënda është referuar në procedurë kundërvajtëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Njesitet Antikontrabande të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në e rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse“, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/