image Dogana konfiskon barna të fshehura në një autobus të linjës Prishtinë-Tiranë

Kosovë

Kontrollë/ Dogana konfiskon barna të fshehura në një autobus të linjës Prishtinë-Tiranë

news image

Një autobus i linjës Tiranë- Prishtinë, është ndaluar nga dogana për një kontrollë të detajuar, ku oficerët doganorë kanë gjetur barna të fshehura në brendësi të sistemit të klimatizimit.

Gijthashtu, nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur, e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka konfrimuar rastin për Gazeta Sinjali, ku ka thënë se personat përgjegjës janë dërguar në kundërvajtje, ndërsa mallrat e gjetura ilegale janë konfiskuar.

‘’Gjatë një kontrolle rutinore, janë gjetur barnat në pjesën e klimatizimit të autobusit, personat përgjegjës janë në procedurë të rregullt për kundërvatjtje’’, ka thënë Stavileci./ Gazeta Sinjali/