Në dy muajt e parë të këtij viti, ka një ulje të kontrabandës nga viti i kaluar.
Një ditë më parë 25 mijë kanaqe të pijeve joalkoolike u tentuan të futen ilegalisht në Kosovë në pjesën veriore.
E rastet me kontrabandë në Kosovë nuk janë të rralla, pasi që tash e disa kohë raportohet për raste të tilla.
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar mbi 2 milion euro mallra.
Ndërsa produktet që kontrabandohen më së shumti sipas Adriatik Stavilecit janë produktet që paguajnë akcizë.
Ndërkohë, sipas raportit vjetor të Policisë, gjatë vitit 2019 kanë janë regjistruar 120 raste të veprave penale të kontrabandës me mallra.