image Dogana kap mbi 2,500 litra pije pa mbulesë

Siguri

Dogana kap mbi 2,500 litra pije pa mbulesë

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi disa ditor, ka arritur të sekuestrojë sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, si dhe para të falsifikuara në rajonin e Perëndimit, raporton Gazeta Sinjali.

Operacioni i cili filloi në orën 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë të Rahovecit, kishte cak 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Ky operacion rezultoi me gjetjen e mbi 500 litrave pije alkoolike dhe joalkoolike pa mbulesë.

Dogana bën të ditur se mallrat e sekuestruar janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme, si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka birra dhe verëra te ndryshme, si dhe një sasi e konsiderueshme e pijeve joalkoolike.

Gjatë këtij aksioni, dogana gjeti edhe para të falsifikuara, monedha, të cilat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/