image Dogana e Kosovës konfiskon mbi 600 kilogramë mjaltë dhe telefona

Siguri

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 600 kilogramë mjaltë dhe telefona

news image

Oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.

Përmes një komunikate Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar, mirëpo oficeret doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg Mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë.

Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Po ashtu njofton Dogana se në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kane kryer një kontroll në një dyqan / Mobil Shop dhe me këtë rast janë gjetur 39 Telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar janë sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë iniciuar procedurat kundërvajtjes.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/