image Dogana e Kosovës konfiskon 2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia

Siguri

Dogana e Kosovës konfiskon 2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia

news image

2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia janë konfiskuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës. Sipas njoftimit të doganës mallrat nuk kishin dokumentacion dhe bashkë me automjetin janë konfiskuar.

“Në regjionin e Mitrovicës saktësisht në fshatin Koshtovë njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë dhe me ketë rast është hasur ne mallra të kontrabanduara (pa dokumentacion) me origjine nga Serbia. Sasia është mbi 2500 litra pije të gazuara, automjeti dhe mallrat janë konfiskuar ” njofton Adriatik Stavileci, nga zyra për media e Doganës së Kosovës. /GazetaSinjali/