image Dogana aksion edhe në Ferizaj, konfiskohet sasi e madhe e telefonave dhe kufjeve të “Apple”

Siguri

Dogana aksion edhe në Ferizaj, konfiskohet sasi e madhe e telefonave dhe kufjeve të “Apple”

news image

Dogana e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione në Ferizaj, ku ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të telefonave të mençur dhe kufjeve, pa dokumentacion.

Në njoftimin e Doganës është bërë e ditur se janë gjetur 92 telefona dhe 380 kufje, të cilat nuk kanë pasur dokumentet përkatëse.

Aksioni ka qenë i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulese dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave. Gjatë kontrollës janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet ka vazhduar për kundërvatje Doganore”, thuhet në njoftim.

Para dy ditësh, në një aksion në Prishtinë, Dogana ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme të telefonave në gjashtë pika ku ka pasur kontrolle.

“Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave”, pati njoftuar Dogana.

/GazetaSinjali/