image Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Politikë

Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

news image

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai thotë se Bosnja do të veprojë njëjtë siç veproi Serbia dhe se Kosova do të mbetet në një vakum, pa mbështetjen e vendeve që “e krijuan”.

“Serbia nuk e njohu pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Kosova e vetëshpallur do të mbetet në një vakum në të cilin do të vuajë për mbështetjen e vendeve që e krijuan atë si një shtet, gjoja të pavarur dhe në thelb pa vullnetin e shumicës në Kombet e Bashkuara për t’u verifikuar si e njohur ndërkombëtarisht”, theksoi Milorad Dodik për RTRS.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës thotë se Kosovën nuk e mbështesin shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe se do të ketë edhe më pak vende që e kanë mbështetur më parë atë.

Ndërkaq, sa i përket propozimit që ambasada e këtij vendi nga Tel Aviv të zhvendoset në Jerusalem, Dodik thotë se do të diskutohet në seancën e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinë që është paralajmëruar të mbahet më 17 shtator.

Sipas tij, Republika Srpska formoi përfaqësinë e saj në Izrael dhe e vendosi atë në Jerusalem, duke mbështetur qartë Izraelin./Gazeta Sinjali/