image “Dobësohu më mirë” Elita Rudi revoltohet ndaj komentueses në instagram

Bota e Yjeve

“Dobësohu më mirë” Elita Rudi revoltohet ndaj komentueses në instagram

news image

Një ndër moderatoret më të përfolura shqiptare, pa dyshim se është Elita Rudi. Ajo shumë herë na ka treguar për kujdesin e saj për veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, si duket, sot një komentuese ka nxitur reagimin e saj, duke i thënë se është më mirë që ajo të dobësohet, në një video ku ajo shihet duke i reklamuar rrobat.

Rudi nuk përtoi dhe e publikoi mesazhin duke i reaguar komentueses.

“E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tënd”, ishin disa prej fjalëve që moderatorja ia tha komentueses e cila i kishte lënë mesazh edhe dy muaj më parë.

Kujtojmë se Elita u bë nënë para një muaji pasi solli në jetë vajzën që quhet Bora, pas djalit të madh Zërit i cili u lind më shumë se dy vjet më parë.

/GazetaSinjali/