Një ndër moderatoret më të përfolura shqiptare, pa dyshim se është Elita Rudi. Ajo shumë herë na ka treguar për kujdesin e saj për veten, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, si duket, sot një komentuese ka nxitur reagimin e saj, duke i thënë se është më mirë që ajo të dobësohet, në një video ku ajo shihet duke i reklamuar rrobat.
Rudi nuk përtoi dhe e publikoi mesazhin duke i reaguar komentueses.
“E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tënd”, ishin disa prej fjalëve që moderatorja ia tha komentueses e cila i kishte lënë mesazh edhe dy muaj më parë.
Kujtojmë se Elita u bë nënë para një muaji pasi solli në jetë vajzën që quhet Bora, pas djalit të madh Zërit i cili u lind më shumë se dy vjet më parë.