image Doarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së

Politikë

Doarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së

news image

Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend. Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

Pasi qëndruan pak në këmbë, Kica u ul në rendin e parë të deputetëve të LDK-së, menjëherë pas Gashit e Abdixhikut.

Kica më pas i përshëndeti nga larg dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezin dhe Fitim Ukën. Në të njëjtën mënyrë e përshëndetën edhe ata dy.

Kica së fundmi doli nga Lista Guxo dhe grupi parlamentar i VV-së për t’iu bashkuar LDK-së në opozitë.

/GazetaSinjali/