Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.I., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të Prokurorisë, ku thuhet se më 28 mars 2022, në komunën e Gjakovës, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i akuzuari me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij V.I., raporton Gazeta Sinjali.
“Pas disa mosmarrëveshjeve të momentit, i pandehuri e merr një bluzë dhe me të e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e shtrënguar rreth qafës dhe duke e kërcënuar se do ta mbysë, ku pasi hyn brenda në dhomë fëmijët e tyre, i pandehuri e lëshon në tokë të dëmtuarën dhe gjersa e njëjta ishte e rrezuar, i pandehuri e godet me grushte në fytyrë, me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatë.