image “Do të të djeg të gjallë”, shqiptari dhunon gruan dhe tenton ta qëllojë me çekiç

Evropë

“Do të të djeg të gjallë”, shqiptari dhunon gruan dhe tenton ta qëllojë me çekiç

news image

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi ka sulmuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij. Ngjarja ndodhi dje në Brugherio (Monza), në sy të tre fëmijëve të tij të vegjël.

Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe e goditi, shkruan abcnews.

Gruaja 32 vjeçe, u ndihmua nga fqinjët të cilët duke dëgjuar britmat e saj, ndërkohë kishin telefonuar policinë.

Pas këtij episodi shqiptari është arrestuar dhe pritet të dënohet. 

/GazetaSinjali/