image "Do të kap për fyti", profesoresha në Tetovë e kërcënon studentin - VIDEO

Rajon

“Do të kap për fyti”, profesoresha në Tetovë e kërcënon studentin – VIDEO

news image

Disa javë më parë në Universitetin e Tetovës ka ndodhur një përplasje mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe një studenti, madje në lidhje me këtë tashmë është publikuar edhe një video incizim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë video dëgjohet se Mehmedi debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla.

Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat.

“Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit.

Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i mbajnë me profesor tjetër.

/GazetaSinjali/