image Djokovic shkon i pavaksinuar në Australi, nuk i lejohet hyrja, mund të arrestohet

Sporte të tjera

Djokovic shkon i pavaksinuar në Australi, nuk i lejohet hyrja, mund të arrestohet

news image

Drama në Melburn për hyrjen e Novak Djokovicit në Australi vazhdon.

Tenisti serb ka udhëtuar drejt Australisë për të marrë pjesë në turneun e madh të Australia Open pa vaksinë gjë e cila është e ndaluar sipas autoriteteve australiane.

Përkundër kësaj Djokovic ka udhëtuar dhe me t’u ulur në Melburn, ai është ndalur. 

Sipas asaj që shkruan “Herald Sun”, mediumi më i famshëm dhe më i besueshëm në Australi, Djokovic mund të shkoj në Paraburgim.

“Një burim  i gazetës na tha Gjokovicin mund ta dërgojnë në paraburgimin e Imigracionit” , shkruan Herald Sun.

 /Gazeta Sinjali Sporti/