image Rrëzimi i dronit amerikan, Australia: Rusia nuk luan sipas rregullave, duhet të japë shpjegime

Botë

Rrëzimi i dronit amerikan, Australia: Rusia nuk luan sipas rregullave, duhet të japë shpjegime

news image

Ministri i Mbrojtjes i Australisë ka akuzuar Rusinë se “nuk luan sipas rregullave” pasi droni amerikan u rrëzua në Detin e Zi. Droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare në momentin kur u përplas me një avion luftarak rus.

“Ajo që është e qartë këtu është se Rusia nuk ka vepruar në mënyrë profesionale dhe kjo ka rezultuar në rrëzimin e këtij droni. Rusia ka shumë shpjegime për të bërë”, tha në një konferencë për shtyp ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri aktual australian, Richard Marles.

Ushtria amerikane e cilësoi këtë si një veprim jo profesional të rusëve. Por, Moska insistoi se avioni i saj nuk kishte armë në bord e as nuk kishte kontakt me dronin amerikan. Pas incidentit, SHBA ka thirrur për sqarim ambasadorin rus në Uashington. /abcnews.al

/GazetaSinjali/