image Ende nuk është identifikuar trupi i pajetë i viktimës që u dogj mbrëmë në Ferizaj

Siguri

Ende nuk është identifikuar trupi i pajetë i viktimës që u dogj mbrëmë në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për një veturë që është djegur në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku një person mbeti vdekur.

Sot, Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me këtë rast, trupi i pajetë ende nuk është identifikuar.

21-vjeçari A.I, sipas Policisë u lëndua nga një pjesë e shkëputur metalike nga automjeti, e cila në ato momente ishte duke punuar në marketin e kësaj pikë karburanti.

Rasti është cilësuar ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe trupi i pajetë ( i karbonizuar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për identifikim, ndërsa automjeti është tërhequr nga policia për egzaminim.

Gjithashtu, Prokuroria në Ferizaj ka nisur hetimet për rastin e eksplodimit të veturës në Ferizaj ku u dogj shoferi.

/GazetaSinjali/