Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas djegies së objektit të Gjimnazit të parë në Ferizaj, që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.
Basha ka hedhur akuza, duke thënë se djegia e objektit është bërë nga “mafia e betonit”.
“E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Në këtë objekt janë shkollu shumë brezni, dhe ka qenë prej objekteve më të vjetra që ka bart në vete historinë e këtij shehri t’ri.
Pyetja është, kujt i doli n’udhe? E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!
Organet e hetuesisë nuk duhet me leju këtë krim kalu, kurse objekti ka me u restauru!