image Persona të papërgjegjshëm ia vënë flakën një deponie në Gjakovë, ndotet me të madhe ajri

Kosovë

Persona të papërgjegjshëm ia vënë flakën një deponie në Gjakovë, ndotet me të madhe ajri

news image

Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç ndotjet që shkaktohen nga veturat e mbindërtimet, një faktor tjetër që po kontribuon në këtë është edhe djegia e deponive të mbeturinave.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë, prapa objektit të ETC-së, ku nga një video dhe disa fotografi të dërguar nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, shihet se flaka është përhapur në të madhe.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të pyetur rreth këtij rasti.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë se zjarri është ndezur nga disa persona dhe se nuk ka pasur asnjë dëmë.

Rasti është i vërtetë. Zjarri është ndezur në një deponi të mbeturinave nga disa persona. Nuk ka pasur asnjë dëmë lidhur me këtë“, ka thënë Xhurkaj./Gazeta Sinjali/