image Dje u regjistruan mbi 2 mijë raste me COVID, por numri i të hospitalizuarve mbeti i njëjtë

Shëndetësi

Dje u regjistruan mbi 2 mijë raste me COVID, por numri i të hospitalizuarve mbeti i njëjtë

news image

Dje u regjistruan 2 mijë e 243 raste me COVID-19 në Kosovë. Mirëpo pavarësisht kësaj shifre të lart të të infektuarve, numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale mbetët i njëjtë.

Gjithsej 158 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK.

Duke marrë trajtim mjekësor janë 117 pacientë, të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 51 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë./GazetaSinjali/