Një djalë 12-vjeçar, i cili gdhendi një tas druri për të bërë lotari për ukrainasit e prekur nga lufta, ka mbledhur më shumë se 200 mijë euro për apelin e Save the Children në Ukrainë.
Gabriel Clark, nga Cumbria, u bë viral muajin e kaluar pasi babai i tij Richard bëri një lutje në mediat sociale që njerëzit të ndiqnin llogarinë e Instagramit të të birit të punimeve me dru.
Brenda pak ditësh, llogaria e Gabrielit në Instagram, e cila shpërndante foto të krijimeve të bëra me dorë të djalit të shkollës, nga gjashtë ndjekës u bë 225 mijë.
Djali i ri së shpejti vendosi të krijonte një llogari të veçantë për Ukrainën në një përpjekje për të mbledhur fonde për të prekurit nga lufta në vazhdim.
Apeli Bowl For Ukraine tani ka mbledhur 215,822 funta dhe do të përfundojë sot kur një fitues do të zgjidhet rastësisht për të fituar tasin prej druri të Gabrielit, shkruan skynews.
Në një mesazh në rrjetet sociale, babai i Gabriel Richard shkroi: “Si do të përfundojë kjo varet nga ju. Është historia juaj. Sigurisht që ne të gjithë mund të përkëdhelim pas shpine për një punë të bërë mirë“.