image Bie skulptura prej akullit, 2 vjeçari humb jetën në një dyqan

Botë

Botë/ Bie skulptura prej akullit, 2 vjeçari humb jetën në një dyqan

news image

Një djalë 2 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në një dyqan Krishtlindjesh në Luksemburg mbrëmjen e djeshme.

Brenda ambjenteve të marketit, një skulpturë prej akulli u shkëput duke i rënë sipër djaloshit të vogël.

Sipas medieve lokale, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga raportimet e autoriteteve nuk bëhet me dije ende se si skulptura u shkëput.

Një prej pistave që ato po ndjekin është dhe ajo e vrasjes me dashje./Gazeta Sinjali/