image Djaloshi hip mbi veturë për t’ia larë xhamin, Vrojtuesit e Lagjes: Këta fëmijë kontrollohen nga rrjete kriminale

Sociale

Djaloshi hip mbi veturë për t’ia larë xhamin, Vrojtuesit e Lagjes: Këta fëmijë kontrollohen nga rrjete kriminale

news image

Një fëmijë ka hipur mbi veturë për t’ia larë xhamin e përparmë të veturës një shoferi në qendër të Prishtinës.

Videoja u publikua në faqen “Vrojtuesit e lagjes” dhe aty thuhet se këta fëmijë “ka dyshime që kontrollohen nga rrjete kriminale”.

“Shumë fëmijë shihen rrugëve të Prishtinës duke kryer punë e duke kërkuar lëmoshë. Ka dyshime që kontrollohen nga rrjete kriminale dhe organet duhet të mirren me këto raste”, thuhet në postim.

Sinjali | Facebook