image Djali i dehur sulmon fizikisht babain në Rahovec

Kosovë

Raporti 24 orësh i PK-së/ Djali i dehur sulmon fizikisht babain në Rahovec

news image

Dje në Rahovec policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi ka sulmuar fizikisht babin e tij.

Djali është arrestuar ndërsa babai i tij ka pranuar trajtim mjekësor, tha policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia thotë se gjatë sulmit djali kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në kohën kur i kishte kryer veprat e cekura më lart dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./ Gazeta Sinjali/