Policia ka njoftuar se dje në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, djali ka rrahur nënën e tij për shkak të parave, raporton Sinjali.
Djali është dërguar në mbajtje ndërsa nëna ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje verbale për shkak të parave e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e cila si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Sinjali/