Mediat në Azi raportojnë se një grua gati sa nuk vdiq pasi djali i saj nuk mund të bënte një korrigjim matematikor, pas provave të shumta.
Sipas raportimeve të gazetës në gjuhën kineze me qendër në Malajzi, Sin Chew Daily, gruaja 36 vjeçare jeton në provincën Hubei dhe ka një djalë që ndjek klasën e tretë. Kjo ndodhi në fillim të nëntorit, kur ajo po ndihmonte djalin në detyrat e shtëpisë. Djali nuk arriti të përgjigjej saktë disa herë, gjë që acaroi gruan. Sipas raportimeve, ajo thirri burrin e saj pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas u dërgua në spital.
Mjekët thanë që ajo mbërriti në spital me panik, shqetësime në gjoks dhe e përmbytur në djersë.
Ata thanë se gruaja mund të kishte vdekur nëse nuk do të merrte trajtimin me kohë. /Gazeta Sinjali/