image “Djali më tha dua të vdes dhe konsumoi medikamente të ndryshme”, si ndodhi tentim-vetëvrasja në Gjakovë

Siguri

“Djali më tha dua të vdes dhe konsumoi medikamente të ndryshme”, si ndodhi tentim-vetëvrasja në Gjakovë

news image

Një djalë në Gjakovë ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente të ndryshme, mbrëmë pas mesnatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se nëna e viktimës ka deklaruar në Polici se djali i saj kishte thënë fillimisht se “nuk ndihej mirë dhe dëshiron të vdes”, dhe më pas ka filluar të konsumojë medikamente të ndryshme, sasia e të cilave nuk dihet.

Policia kishte marrë informacionin se viktima ishte dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij është e rëndë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia rajonale në Gjakovë, ku kanë njoftuar se për këtë ngjarje është njoftuar prokurori kujdestar.

/GazetaSinjali/