image Djali me probleme psikike ushtron dhunë ndaj familjes, dërgohet në QKUK

Siguri

Djali me probleme psikike ushtron dhunë ndaj familjes, dërgohet në QKUK

news image

Një person me probleme psikike në Gjilan është arrestuar gjatë së mërkurës, pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, rastin e ka raportuar në polici babai i të dyshuarit, se djali i tij me probleme psikike në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike në familje.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 20:00, në Gjilan. /GazetaSinjali/