image Djali iu arrestua pas mashtrimit me Call Center, nëna: Punonte për 150 euro në muaj

Shqipëri

Djali iu arrestua pas mashtrimit me Call Center, nëna: Punonte për 150 euro në muaj

news image

Nëna e njëri prej të arrestuarve, punonjës të “Call Centerit” me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana foli për mediat. Sipas saj, djali nuk e dinte se aty mashtrohej dhe se ka punuar për bukën e gojës dhe për të paguar shkollën si çdo i ri.

Ajo gjithashtu theksoi se nuk e lajmëroi askush se ai ishte arrestuar dhe se kishte kërkuar nëpër spitale e polici për të gjetur djalin.

“Djali ka punu për bukën e gojës, ka punu me kërkesat që ka dhënë pronari, kush ua tregon fëmijëve se ça bëhet, përderisa djali e merr rrogën në bankë është mendu që është e licensume. Ai një muaj mori 150 euro, muajin tjetër 250 euro e të tretin 300 euro. Kemi bredh rrugët e Tironës, s’na lajmëruan se ishin arrestuar, kam bredh spitalet duke kërku djalin. Duhet të lihet i lirë, se djemtë kanë punu për të nxjerrë bukën e gojës mos me nejt rrugëve”, tha nëna e njërit prej të burgosurve.

Kujtojmë se Rafael Genish, pronari i një “Call Centeri” në Tiranë është prangosur bashkë me 35 të tjerë, mes tyre shqiptarë dhe të huaj me akuzën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj nga Tirana, më 24 dhjetor.

Janë mbi 2.400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në bursë dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro. 2.400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane, raporton TCh.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call Center“./GazetaSinjali/