Rastet kur shtëpia digjet nga incidentet, pakujdesia apo tensioni i lartë i rrymës janë të zakonshme, por jo edhe kur ajo digjet qëllimisht.
Mirëpo, një rast që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Siboc të Obiliqit, na dëshmon të kundërtën.
Atje, një djalë ia ka vënë flakën shtëpisë së babait të tij.
Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se babë e bir kishin pasur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin para se ky i fundit ta digjte shtëpinë.
Sinjali mëson se i dyshuari ndodhet në arrati.
Ndërkohë, zjarri është shuar nga zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale, nuk është lënduar askush./Gazeta Sinjali/