image Djali i Trump shfaqet me stilin e babait në finalen e Botërorit

Botë

Djali i Trump shfaqet me stilin e babait në finalen e Botërorit

news image

Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

Ai e ndoqi ndeshjen së bashku me babain e tij dhe Melania Trumpin, ndërsa Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 dhe u shpall kampione e botës.

Në stadium ishin të pranishëm edhe shumë figura të njohura nga bota e muzikës dhe spektaklit, përfshirë Shakirën, Madonnën dhe Justin Bieberin.

Një fotografi ku Barron shihet duke biseduar me Donald Trumpin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Vëmendjen e përdoruesve e tërhoqi kravata e kuqe e Barronit, e cila u krahasua me stilin karakteristik të babait të tij.

“Kravata e Barron Trump në finalen e Botërorit ngjan me atë të babait të tij”, shkruan disa përdorues në platformën X.

Ndërkohë, Donald Trump doli në fushë së bashku me Infantinon gjatë ceremonisë, ku u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve të pranishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/